Prokuroria e rrethit gjyqësor të Korçës ka proceduar penalisht 3 punonjës të komisariatit të këtij qyteti.

Mësohet se shkak për këtë është një video e publikuar në Tik Tok, ku një shtetas bullizohet nga tre policët, i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid 19. Policët e kanë shoqëruar  për mungesën e maskës dhe më pas e akuzonin të riun për vjedhje.

Ata i kanë thënë atij se kishte vjedhur gjithë Korçën, duke e cilësuar atë si  “numrin 1” që kërkohej për vjedhje.

I riu ka bërë kallëzim pranë AMP, ku sot ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve. Tashmë pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë së Korçës.