Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me turin e takimeve me intelektualë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Pasditen e sotme, Berisha ka organizuar një tryezë me mjekë shqiptarë ku pritet të diskutohet mbi problematikat në sistemin e mjekësisë.

Takimi është hapur me një fjalim nga mjeku Alban Harxhi, i cili ka ngritur disa problematika të sistemit mjekësor në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se duhet t’i themi jo largimit të bluzave të bardha jashtë vendit.

Ndërkohë deputeti Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin e korrupsionit në sistemin shëndetësor. Sipas tij, shërbimi ynë është i mbushur me korrupsion shtetëror, dhe një shembull për këtë, janë PPP-të.

Shehu thotë se më pas goditen mjekët, pasi qeveria do t’i mbyllë gojën.

“Është sistemi shëndetësor më i nënfinancuar në Europë. Shpenzimet për sistemin shëndetësor janë 300 euro për kapitas në vit. 50% e tyre realizohen nga pagesat direkte të qytetarët. Shifër jo sociale për në shtet që hyjnë në një shtet jo social. Këta që janë në pushtet, erdhën me premtimin për një sistem shëndetësor falas, por shëndetësia falas është me kokë poshtë. Pa folur për listën e shkurtër të barnave. Sistemi ynë është i pacentralizuari në Europë,. Nuk ka qenë as në regjimin komunist. Shembull për këtë është draft ii fundit për spitalet. Do e kishte bërë më mirë dhe këshilltari i fundit i Bashkimit Sovjetik.

Shërbimi ynë shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror. Mjafton të shohësh PPP-të, gryrëse të sistemit shëndetësor. Më pas goditen mjekët, sikur ata janë kriminelët. Mjekët goditen për dy arsye, për të maskuar korrupsionin dhe për të terrorizuar mjekët. Mjekët janë njerëzit më të lirë dhe duan t’i mbyllin gojën, për t’i larguar nga njerëzit.

Epidemia që kaluam ishte situate më e rëndë. Centralizimi i spitaleve, duke lënë vetëm 2 spitale në Tiranë. Kishte dhe shumë element të tjerë. Mbi 20 mijë humbje jete, e maskuan. Mbi 22 mijë nga epidemia në Shqipëri. 50 mjekë nuk janë më. Qytetarët paguajtën për t;u  mjekuar në shtëpitë e tyre, rreth 190 mln euro. Në nëj kohë që qeveria ka rimbursuar vetëm 300 mijë euro” – tha Shehu.