Kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë në Durrës, Luan Hoti ka votuar rreth orës 08:00 në Qendrën e Votimit në Universitetint “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku procesi ka nisur normalisht.

Hoti tha se mesazhi i tij është vetëm për qytetarët. “I ftoj të dalin të votojnë. Të votojnë si njerëz të lirë, për familjet e tyre, fëmijët e tyre, të votojnë për t’i dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit”.

262 019 mijë zgjedhës janë thirrur në total për të votuar, 4008 për herë të parë. Janë 3386 votues më shumë se më 25 prill. Po kështu janë 337 QV dhe
4 ZAZ

“BalkanWeb” raporton se kamionët e ushtrisë nën masa sigurie kanë transportuar kutitë dhe fletët e votimit për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Durrësit.