Prodhuesi luksoz i makinave, Bentley, ka zbuluar planet për tu bërë tërësisht elektrik deri në 2030.

Para tyre, kompania do të ofrojë të gjitha modelet e saj në versione hibride ose me bateri elektrike deri në 2026.

Bentley në pronësinë e Volksvagenit, po ashtu synon të ♪5lirohet tërësisht nga karboni në prodhim, brenda një dekade. Makinat elektrike po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet dhe shitjet janë trefishuar në Britaninë e Madhe këtë vit. Brenda një dekade, Bentley, do të transformohet nga një shtëpi 100 vjecare e prodhimit të makinave të luksit, në një model etike për makinat luksoze – tha shefi ekzekutiv i kompanisë Adrian Hallmark.

Punonjësit në teknologjinë e brendshme të motorëve me djegie do të trajnohen për pozicione të tjera ndërsa kompania do të kalojë tërësisht tek makinat me bateri elektrike.

Bentley, e famshme për motorët e tij gjigantë me 12 cilindra, tani do të bëhet një nga liderët e industrisë së makinave në respektimin e ambientit. Vokskwgen, pronari gjerman i Bentley, po investon miliarda euro në teknologjinë e makinave elektrike. Në qershor, Bentley njoftoi se do të shkurtonte 1 mijë vende pune për të reduktuar koston edhe pse kjo nuk është realizuar ende.