Ritmet e larta të emigracionit, që vitet e fundit ka përfshirë dhe forcën e kualifikuar, shoqëruar me plakjen graduale të popullsisë, po ushtrojnë gjithnjë e më shumë presion në tregun e brendshëm të punës. Sektorët që po vuajnë më shumë mungesën e fuqisë punëtore janë shërbimet, sidomos turizmi, i cili pritet të udhëheqë dhe rritjen e pagave këtë vit, i ndjekur nga teknologjia e informacionit, sidomos programuesit.

punësimin, pohon se  si rezultat, në të ardhmen e afërt, punëdhënësit do të konkurrojnë për punonjës!

Kjo konkurencë, sipas Pashaj, do të sjellë zhvillime pozitive në treg. “Ata do te ngrenë pagat, përmirësojnë ndjeshëm kushtet e punës, rregullojnë orët e punës, zbatojnë kodin e punës, etj. Të gjitha këto do të vijnë si presion i tregut, i cili filloi të ndihet që në fillim të vitit 2019, duke u frenuar në 2020, por që erdhi në rritje në 2021 dhe pritet që të ndryshojë ndjeshëm ekuilibrat në 2022”.ADVERTISEMENT

Pritshmëritë janë që rritja e pagave të jetë më e lartë për sektorët që sot paguajnë pak, ku paga minimale sipas Pashaj nuk do të jetë më e ulët se 40 mijë lekë, nga 30 mijë lekë që është sot. Ndërsa për pagat e larta rritja pritet të jetë më e ulët. Pozitive janë pritshmëritë dhe për teknologjinë e informacionit, punonjësit e të cilës po kërkohen gjithnjë e më shumë.

Nga analiza e prirjeve gjatë vitit që shkoi, kërkesat që EPPC Albania ka pasur nga klientët tanë për kërkim dhe seleksionim stafi për ta, por edhe nga vëzhgimi i punësimit në tregjet e partnerëve në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Bullgari, Mal i Zi dhe Kosovë, Shqipëria në vitin 2022 do të përjetojë rritjen më të lartë të pagave, kryesisht nga 6% në 15%.ADVERTISEMENT

“Kjo rritje page do të jetë e përgjithshme në çdo sektor dhe çdo pozicion. Ajo do t’i prekë të gjithë. Rritjen më të lartë pritet që ta ketë sektori i shërbimeve dhe për pozicione të caktuara ajo mund të arrijë në 20-30%. Sektori i shërbimeve në hotele, restorante, bare, apo shërbim ndaj klientëve dhe deri tek shërbimet e mirëmbajtjes hidraulike, elektrike, etj do të rriten ndjeshëm. Natyrisht që edhe shërbimet e tjera të kujdesit personal, apo punëve në familje, kujdesit shëndetësor, etj do të njohin rritje të lart gjithashtu. Rritja dyshifrore do të prek edhe shërbimet profesionale si ato ligjore, kontabël, projektime, trajnime, etj. Të gjithë profesionet në sferën e shërbimeve do të rriten”, thotë Pashaj..