Qytetari nje zë i rëndësishëm
Qendra për “Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor” në bashkëpunim me “Eko Plan” dhe e financuar nga BE janë duke implementuar një projekt me bashkitë e vogla të qarkut të Elbasanit, për të evidentuar ndikimin e deritanishëm dhe sfidave për më tej, orjentuar tek impakti qytetar dhe kontributi i tyre.
Pjesë e projektit në qarkun e Elbasanit është zgjedhur të jetë bashkia Cërrik, Belsh dhe Peqin. Përfaqësuesja e projektit bën me dije se kanë nisur takimet në terren me përfaqësues instutucionesh dhe qytetarë për të parë qasjen e tyre duke i parë në kuadrin krahasimor me bashkitë e mëdha.
Proçesi pritet të zgjasë disa muaj fokusi kryesor do të jenë qytetarët , pasi cilësohen elemente të rëndësishme për të evidentuar jo vetëm problematikat që kanë bashkitë e vogla por dhe alternativat e zgjidhjes që ata sugjerojnë.