5 anëtarët e familjes Bozhiqi në fshatin Bardhas të Peqinit jetojnë në kushte ekstreme. Tërmeti i rënë dy vite më parë i preku shtëpinë, ndërsa gjurmët janë ende të pranishme edhe sot. Ndonëse ekspertët e shpallën të pabanueshme, duke i dhënë edhe procesverbalin kryefamiljarit nuk kanë kryer asnjë ndërhyrje tjetër për ta ndihmuar.

Në banesën që mezi mbahet në këmbë jetojnë dy fëmijë të mitur, përkatësisht 4 dhe 6 vjec si dhe një e moshuar. Edhe pse i ri 34 vjecari Shkëlqim Bozhiqi e ka të pamundur të punojë pasi kryen disa herë në javë dializë. Përballë kërkesave të vazhdueshme të vajzave ai kërkon një strehë ku të mos depërtoj lagëshira . Dhoma e tyre e gjumit nuk ka as tavan.

E vetmja ndihmë që merr është kempi, por me të i duhet të blejë medikamente. Në pamundësi të mënyrave të mbijetesës apelon për ndihmë.24 vjecarja nëna e dy fëmijëve , nuk di për kë të mendojë më parë. Për vajzat që po rriten në kushte cnjerëzore, bashkëshortin e sëmurë , apo për banesën që rrezikon ti zërë brenda. Me lot në sy ajo shtrin dorën për ndihmë tek të gjithë ata që kanë mundësi, sepse shpesh thotë i vë fëmijët në gjumë pa bukë.

E moshuara e shtëpisë thotë se nuk ka parë një ditë të bardhë që kur ka lindur. Me dorën në zemër kërkon ndihmë.Këto janë pamjet nga hera e fundit kur reshjet e shiut përmbytën banesën, ndërsa drithëruese është thirrja e vajzës së vogël.

Ndërsa sinoptikanët paralajmërojnë një fundjavë të lagësht, ku pritet edhe stuhi shiu,5 anëtarët e familjes Bozhiqi luten për të kundërtën.