Gazetari maqedonas Naser Pajaziti ka kërkuar gjetjen e pergjegjësve të zjarrit tragjik naten e djeshme që përfshiu spitalin e Tetovës ku u shënuan 14 viktima dhe disa të plagosur. Pajaziti gjithashtu ka zbuluar dhe detaje nga kontrata e rikonstruksionit te ketij spitali si pjese e një projekti të financuar nga buxheti i shteti maqedonas në vlerën e 3.6 milionë eurove. Ajo cka komplikon dhe me shume qeverine maqesonase është lidhja e kompanisë në pronësi të ish zv. Kryeministrit Angjushev, anetar i kabinetit të parë Zaev me rikonstruksionin e ketij spitali:
Postimi i plotë: Qendra Kovid në Tetovë që kur u hap me probleme e debate se nuk ishte funksionale!
3.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit (përmes një huamarrje nga Banka Botërore) për 17 spitale të ashtuquajtura qendra kovid në mbarë vendin, mes tyre edhe kjo që u shkrumbua në Tetovë.
Tenderin e kishte fituar kompania “Brako” nga Velesi, në pronësi të ish-zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, që ishte pjesë e Qeverisë së parë Zaev.
Projekti u realizua bashkë me një kompani tjetër “Ari dhe Tom” nga Vallandova.
Dikush duhet të marr përgjegjësi dhe dënim për këtë tragjedi të rëndë trishtuese!