Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 105 vota pro projektligjin për letërnjoftimin elektronik për shtetasit shqiptarë. 4 deputetë kanë votuar kundër, ndëkrohë që 1 ka abstenuar.

Gjithashtu në seancën e sotme plenare është miratuar edhe rezoluta ERRU për vitin 2021. Në Kuvend u miratua me 71 vota pro dhe 41 kundër edhe ligji për krijimin e grupeve vendore të veprimit.

Projektligji për të drejtat e autorit u miratua me 71 vota pro.