Dy administratorë të dy firmave të ndryshme në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kanë instaluar kondicionerë dhe kaldaja me defekt apo të prishura në ambientet e Prokurorisë Elbasan.

Në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë. Ndërsa sipas Prokurorisë, këta shtetas dyshohet se kanë shkaktuar dëm të madh financiar te institucionet që administrojnë, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.

Ardian Lloshi, Ibrahim Dragoshi janë administratorët e arrestuar, ndërsa në kërkim janë shpallur Ded Maluta, Vladimir Maluta.

Detaje nga operacioni policor i koduar “Chiller”:

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Chiller”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:  

– A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka regjistruar aktet e procedimit penal Nr.1305 viti 2021, per vepren penale te “Mashtrimit’’, parashikuar nga neni 143 i K.Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar si më poshtë vijon: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bazen e shkreses me nr.93/2 prot., date 03.02.2021, derguar nga Prokuroria e Pergjithshme, si dhe informacionit bashkengjitur I cili ben fjale mbi sistemin e ngrohje-ftohjes se Prokurorise se Elbasanit, ka regjistruar procedimin penal nr.1305, viti 2021, per vepren penale “ Mashtrimi ” te parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Godina e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është marrë në dorëzim në dhjetor të vitit 2017.

Në fillim të muajve të verës të vitit 2020 në sistemin e ftohjes janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor).

Në vijim, me afrimin e periudhës së dimrit (rreth muajit nentor), ka rezultuar se pajisja Chiller nuk ka funksionuar fare përsa i takon procesit të ngrohjes në institucion. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

vijim të komunikimeve të vazhdueshme dhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, është dërguar një grup specialistësh për verifikim në vend dhe ka rezultuar e njëjta problematikë.
Në muajin dhjetor 2020, Drejtuesi i Prokurorisë, në mungesë të një specialisti të brendshëm mirëmbajtje në këtë institucion ka kërkuar nga Bashkia Elbasan, vendosjen në dispozicion të nje grupi ekspertesh te jashtem, pa kundershperblim monetar, per te kryer nje verifikim professional te pajisjes dhe dhenien e nje mendimi teknik mbi te. Nga mendimi I perpiluar me shkrim prej këtyre specialistëve të jashtëm, me profesion inxhinierë, depozituar ne date 13.01.2021 kanë rezultuar në mënyrë të përmbledhur këto të dhëna :

I. Pajisja ka dalë jashtë funksionit.
2. Sugjerohet vendosja e një pajisje të re.
3. Kapaciteti i pajisjes aktuale (kW) nuk i përgjigjet kapacitetit si në ftohje ashtu edhe në ngrohje të pajisjes së parashikuar në projekt dhe preventiv.
4. Është ndryshuar zëri i preventivit nga chiller për ftohje dhe kaldajë për ngrohje në chiller për ngrohje-ftohje.
5. Kapacitetet (kW) e pajisjes nuk i përgjigjen kapacitetit të nevojshëm për ngrohje-ftohje që kërkon godina në tërësi.

Ne funksion te ketij procedimi penal ne date 26.05.2021 eshte perpiluar procesverbali I kqyrjes se vendeve dhe sendeve per objektin Prokuroria e Elbasanit si dhe sistemi ngrohje ftohje I ketij objekti I cili eshte pershkruar ne kete procesverbal ne menyre te detajuar, shoqeruar me tabele fotografike.

Gjithashtu nga ana jone eshte mbajtur procesverbali I kqyrjes dhe marrjes se provave materiale date 26.05.2021, ku jane administruar:

1-Situacioni progresiv Nr.9 perfundimtar
2-Mendime teknike rreth sistemit te kondicionimit ne ndertesen e “Prokurorise se RrethitElbasan”
3-Preventiv
4-P-V per testime te pajisjeve dhe te sistemeve
5-Sherbimi inxhinierik/ Relacion perfundimtar i projektit/Norma dhe percaktime teknike
6-Kthim pergjigje shkreses Nr. 10538/1 prot Dt.20.10.2016
7-Akt-Kolaudimi
8-Sherbimi inxhinierik/Relacion perfundimtar i projektit/Norma dhe percaktime teknike
9-Projekti instalimeve
10-Projekti elektrik

Referuar dokumentacionit evidentohet se shoqeria Kontraktore eshte shoqeria “Junik” shpk me administrator shtetasin Dede Maluta dhe Drejtues Teknik shtetasin Vladimir Maluta. Mbikqyresi I punimeve eshte shoqeria “Tirana New Supervizor” Shpk me administrator shtetasin Ardian Lloshi. Shoqeria Kolauduese e ketij objekti, eshte shoqeria “IMES-D”Shpk, me administrator shtetasin Ibrahim Dragoshi.

Pas perfundimit te punimeve eshte perpiluar Çertifikata e Marrjes ne dorezim perfundimtare te Punimeve te Objektit date 11.10.2018, e cila eshte nenshkruar nga Autoriteti Kontraktor si dhe per sipermarresin e punimeve Dede Malutaj, per Mbikqyresin e punimeve Ardian Lloshi dhe per kolaudatorin e punimeve Ibrahim Dragoshi. Objekti I mesiperm eshte kolauduar me date 02.10.2017 dhe nepermjet Çertifikates se marrjes se perkohshme ne dorezim te objektit mbajtur ne date 08.11.2017.

Nepermjet shkreses me nr.10538 date 20.10.2016 Prokuroria Elbasan i eshte drejtuar sipermarresit te punimeve shoqerise “Junik” Sh.p.k. per te zevendesuar pajisjen kaldaje me nje sistem ngrohes-ftohes chiller, por gjithmone duke mos shtuar vleren e kontrates si dhe me te njejten fuqi.
Ne vijim, Shoqeria “Junik” shpk ka vepruar duke zevendesuar pajisjen kaldaje me nje sistem ngrohes-ftohes chiller, pikerisht sistemin chiller object I ketij hetimi penal.

Nga ana e Prokurorise eshte kryer Ekspertimi Teknik ne lidhje me pajisjet e instaluara te sistemit ngrohes-ftohes, ne objektin Prokuroria Elbasan, per te evidentuar per pajisjet e instaluara cfare problematike kane shfaqur, cili eshte shkaku I kesaj problematike, si dhe a jane ato te pasqyruara ne situacionet e punimeve, duke caktuar eksperte inxhiniere te fushes, te cilet pasi kane kryer verifikimet perkatese ne vend, kane dorezuar Aktin e Ekspertimit Teknik, ne date 30.06.2021, ku kane konkluduar se:

Pajisjet e instaluara ne objektin Prokuroria Elbasan nuk punonin diten qe eshte kryer inspektimi. Gjithashtu gjate inspektimit eshte konstatuar se Kapaciteti I ketyre pajisjeve ishte 2×65/70 KW. Pra ne total keto dy Chillera sigurojne 130 KW ne freskim dhe 140 KW ne ngrohje.

• Ne preventiv kemi Kaldaje çeliku per ngrohje me kapacitet termik Q=190 KW.
• Ne preventiv kemi Chiller per ftohje 151/155 KW I kompletuar me akumulator inercial, pompe, ene zgjerimi si dhe te tere elementet e sigurise dhe kontrollit.
• Ne preventive kemi njesi trajtimi te ajrit me bateri ftohje/ngrohje 5/8 KW, 2 ventilatore…
• Nga sa me siper del qe fuqite e pajisjeve te instaluara jane me kapacitet me te vogel nga ajo e paraqitur ne preventiv dhe saktesisht kemi me pak 21 KW ne freskim dhe 50KW ne ngrohje.

Per funksionim më të mirë të këtij sistemi janë propozuar:

Të kryhet riparimi i dy CHILLER-ve ekzistues me kapacitet 65/70KW.

Të kryhen shërbimet periodike për paisjet e të gjithë sistemit (kontrolli për gaz, pastrami i serpentinave, pastrimi i filtrave, nxjerrja e ajrit, etj.) Sistemit në tërësi duhet ti kryhet shërbimi periodik në ędo fillim sezoni ngrohje dhe ędo fillim sezoni ftohje.

Të vendoset një CHILLER shtese me kapacitet 65/70KW duke ju bashkuar dy CHILLER-ve ekzistues dhe të kompletohet ky grup i CHILLER-ve me paisjet dhe aparaturat sipas kërkesave të paraqitura në preventiv.

Me vendosjen e këtij chilleri kalohet fuqia termike (që është parashikuar në preventiv)në vlerat 44 KW në ftohje dhe 20KW në ngrohje, por kjo e përmirëson punën e sistemit si dhe bën që chillerat të punojnë në pjesën më të madhe të kohës të alternuar (2 në punë 1 në gadishmëri).

Të vihet i njëjti tip për efekt të kryerjes më të lehtë të riparimeve dhe shërbimeve, sepse pjesët e chillerave do të jenë të njejta. Sistemi duhet të shfrytëzohet dhe mirëmbahet nga punonjës të specializuar dhe të certifikuar.

Të vendosen xhuntot antivibruese.

Per te marre sa me teper te dhena ne lidhje me vleren e ketyre pajisjeve, eshte kryer nje Ekspertim Vleresues duke caktuar nje ekspert vleresues , I cili pas kryerjes se Aktit te Ekspertimit dhe kerkesave te specifikuara, ka arritur ne kete perfundim:

Nga analiza e çmimit te tregut rezulton se diferenca ndermjet 2 sistemeve, atij te instaluar 130/140 Kw dhe te parashikuar ne projekt 151/190 KW eshte rreth 783,910.29 leke me TVSH.

Ne date 15.02.2022, nepermjet procesverbalit te kqyrjes dhe marrjes se dokumentave eshte administruar d9okumentacioni I meposhtem:

1-Fotokopje e shkrese me nr.10538/1 prot., date 20.10.2016.
2- Procesverbal I provave me ngarkese hidrostatike e sistemit te tubave, pajisjeve ndihmese si dhe e venies ne pune te chilerave dhe AHU.
3-Procesverbal mbi ndryshimin e modelit te brisolej-ve date 07.11.2016.
4- Procesverbal mbi mangesite ne projekt preventivin e tenderuar, date 09.06.2016.
5-Procesverbal date 10.04.2017 bi realizimin e pompave per largimin e ujrave.
6-Procesverbal mbi realizimin e murit rrethues, date 09.01.2017.
7- Akti I Marrjes ne Dorezim te godines, date 08.11.2017.
8- Kontrate mbikqyrje punimesh objekti me nr.18238/1 prot., date 03.12.2015.
9- Procesverbal mbi prishjen e godinave ekzistuese date 04.12.2015.
10-Formular Vleresimi.
11-Procesverbal mbi mos realizimin e zerit te shtresave te asfaltbetonit ne object.
12-Procesverbal mbi realizimin e murit rrethues date 09.01.2017.
13-Procesverbal mbi mangesite ne project preventivin e tenderuar date 14.12.2015.
14-Procesverbal mbi ndryshimet e kerkuara ne shkresen 21.10.2016 me shkresen nr.10538/1 prot. Date 20.10.2016, procesverbali date 24.10.2016.
15- Procesverbal mbi bazamentet ne tarrace date 10.10.2016.
16 Procesverbal mbi realizimin e patinimit te mureve dhe tavanit ne object date 04.05.2016.
17-Procesverbal mbi mos realizimin e zerit te punes “suvatim I thjeshte xokoli”, date 27.07.2016.
18- Procesverbal mbi realizimin e lyerjes se mureve, date 04.04.2016.
19-Preventiv I rishikuar.
20-Tabela krahasuese e punimeve