Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të akuzuar për dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.

Berisha thotë se kjo gjë ka ndodhur me urdhër të Ramës, teksa i cilëson prokurorët armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë.

“Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë!”, shkruan Berisha.

Berisha Fb
Previous articleDhuna barbare me shkopinj bejsbolli, Prokuroria e Tiranës ndryshon akuzën për Rrajat, para gjykatës për plagosje të lehtë
Next articleSHKOLLA 9-VJEÇARE NË “MLIZË” NIS VITIN E RI SHKOLLOR (VIDEO)