Kryetari i Parisë së Ilir, Ilir Meta ka mbërritur te inceneratoti i Tiranës. Meta i është bashkuar protestuesve. Kështu ka nisur zyrtarisht protesta e thirrur prej tij.
Vetë Ilir Meta në një dalje për mediat sot në mesditë u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë dhe theksoi se do të jetë paqësore. Kjo është protesta e parë e kësaj force politike, pasi Meta mori drejtimin e saj. Në vendin ku po zhvillohet protesta, pranë inceneratorit të Tiranës organizatorët kanë vendosur pankarta ku ilustrohen denoncimet që janë bërë lidhur me aferën e inceneratorëve.
Në protestën e sotme do të ketë fjalime të ndryshme, mes tyre edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, si Ina Zhupa dhe Edmond Spaho.
Ndonëse inceneratorët është edhe kauza e tyre më e madhe, deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta. /abcnews.al