Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Zëmblak, Korçë.

Mësohet se një mjet Zetor është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasje ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit dhe një grua, dhe sipas infomacioneve paraprake dyshohet se janë burrë e grua.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.