Partia Demokratike (Rithemelimi) ka bërë zyrtare protestën e rradhës popullore. Ditën e enjte datë 21 dhjetor, përpara parlamentit të Shqipërisë në orën 09:00, nën slloganin “Opozita në aksion”, PD-ja e udhëhequr nga Berisha iu bën thirrje gjithë mbështetësve të marrin pjesë në protestë.

Ajo do të zhvillohet në të njëjtën kohë që në parlament mbahet seanca plenare. Aty do të votohet me shumë mundësi edhe kërkesa e SPAK për vënien nën masën e arrestit ish-kryeministrin Sali Berisha. Kërkesë e cila u miratua sot në Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë.