Një fustan i veshur nga Princesha Diana në 1985 u shit për 11 herë çmimin e tij origjinal.
Fustani i zi i mbrëmjes u shit në një ankand në Hollywood për 1,150,000 euro. Ky është rekordi për shitjen e pjesëve të modës të veshura nga princesha.
Fustanin e vlerësuar rreth 100 mijë euro, Princesha Diana e veshi në Firence në vitin 1985 në një darkë. Ajo ishte në shoqërinë e burrit të saj të atëhershëm, Princit Charles, i cili tani është mbreti britanik
Më pas ajo e veshi përsëri në një koncert të orkestrës simfonike në Vankuver, Kanada një vit më vonë. Ai është bërë nga një pëlhurë e përzgjedhur nga tregtari i famshëm i tekstilit Jakob Schlefr, mbi të cilin janë qëndisur me kujdes yjetFustani është punuar me dorë nga ekipi i dizajnit të krijuesit Jacques Azaguri./abcnews.al
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2023/12/fustan-ankand-640x659.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)