Gazmend Bardhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me përdorimin pa kritet të fikseve të zjarrit gjatë protestës së 8 Janarit. Pyetjes se përse i përdorën fikset e zjarrit mbi protestuesit pa marrë parasysh rrezikshmërine e tyre në shëndet Bardhi u pergjigj se:”Nuk ka pasur plan që të përdoreshin fikse zjarri. Kishim informacion se në një moment mund të ishim të detyruar ti përdornim por nuk ishim të sigurt.
Nuk ishim të përgatitur fikset ishin në godinë. Bombulat janë përdorur në mënyrë spontane. Ne në seli kemi fikse zjarri ne nr të caktuar atë dite kishim informacion se mund të kishte zjarr dhe ishim marrë më shume fikse se zakonisht. Kishim frike se godina mund të binte sepse nuk ka mbajtese dhe ndjenim lekundje. Në këto momente kur ndjenim levizje të godinës, njerzit që ishin brenda bënë mbrojtje me mjete rrethanore (fikse) “
Sipas ekspertëve përdorimi i fikseve të zjarrit mbi njerzit mund të shkaktojë dëme të mëdha në shëndet./Egnatia news