Kryeministri i Sri Lankës Mahinda Rajapaksa ka dhënë dorëheqjen pasi vendi i tij është përfshirë nga protesta masive për krizën më të keqe ekonomike të vendit që nga pavarësia e shtetit, shkruan BBC.

Vendimi i tij për dorëheqjen erdhi pasi vendi u vendos nën shtetrrethim pas përleshjeve të dhunshme midis mbështetësve të Rajapksa dhe protestuesve antiqeveritarë në Colombo.

Të paktën 78 persona janë plagosur në përleshjet e dhunshme, raportuan zyrtarët e një spitali lokal.

Qytetarët janë ngritur në protesta për rritjen e çmimeve dhe ndërprerjet e energjisë elektrike që nga muaji i kaluar.