Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një postim thumbues për një nga kolegët e Partisë Demokratike për të cilin thekson se “është peng i Edi Ramës” për një vilë me vlerë 760 mijë euro, e cila i është zbuluar si e pajustifikuar financiarisht.

Bardhi ka shtruar si pyetje për kolegët e “opozitës së vërtetë”, teksa thekson se vilën e ka shitur apo s’po e blen askush.

Më tej, ai thekson se opozita s’mund te mbahet peng për një vilë të cilën ia kanë zbuluar si të pajustifikuar.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush 🤔? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”’, shkruan Bardhi.