Kanë mbërritur në Gjykatë 4 personat e arrestuar në lidhje me protestën e zhvilluar të dielën më 11 prill, kundër Hec-it dhe ndërtimit të fabrikës së ujit në Thirrë të Mirditës.
Në ambientet jashtë Gjykatës, janë mbledhur dhjetëra aktivistë të LVV dhe forca të shumta policie.
Nga ana e aktivistëve dëgjohen thirrjet “Liri” dhe “Lironi aktivistët.”
Sipas të dhënave, prokurori Francesk Ganaj ka kërkuar burg për 4 të arrestuarit dhe pritet vendimi që do marrë gjykata.
ora news
