Emisioni Fiks Fare transmetoi para disa ditësh gërryerjet në lumin Shkumbin që bëheshin nga firma “AGED” e cila sipas autoriteteve shtetërore është e palicencuar.

Sipas shkresës që emisioni Fiks Fare trasmetoi, një shkresë e dërguar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Elbasan , thuhej se prej muajsh këto leje janë të pavlefshme, ndaj kjo firmë s’mund të gërryej.

Pas transmetimit të kësaj kronike , pronari i firmës AGED, z.Edmond Ziu dërgon në emisionin Fiks Fare një shkresë me pretendimet e tij, një ndër të cilët ishte pasqyrimi jo korrekt i çështjes, për të cilën tha se kishte gabuar, pasi gazetarët kanë bërë punën.

Ndërkohë ngrinte pretendime për IKMT, sipas të cilit kjo e fundit nuk i kishte vënë në dispozicion shkresën që leja ishte e pavlefshme.

Ai thotë se pakorrektësia nuk qëndron tek gazetarja, por tek IKMT.Sipas z.Edmond Ziu firma AGED ka leje për gërryerjen e lumit Shkumbin, por nuk është në dijeni të anulimit të lejeve. Dhe për këtë nuk është njoftuar as nga IKMT, ndaj ai thotë se në këtë rast i është bërë padrejtësi. Gjatë bashkëbisedimit ai rrëfen se jo vetëm IKMT nuk i ka vënë në dispozicion anulimin e lejes, por një inspektor i ka thënë se je në rregull. Kur gazetarja ja kërkon këtë shkresë ai thotë nuk e kam.

Nga Fiksi z.Ziu kërkoi të ndihmohej sepse ishte firmë e vogël dhe me të ardhura të ulëta.
Në intervistën e dhënë për Fiksin , z. Ziu pranoi se mjetet i mban pa targa që të mos paguaj taksa. Pasi detyrimet shkojnë shumë nëse i mban me targa dhe firma s’ka fuqi ekonomike t’i paguaj.FOTO GALERI1/9

Top Channel