Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme një sërë marrëveshjesh me kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder.

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp, Rama zbardhi takimin me homologun e tij ku tha se Soder ka ardhur në Tiranë, jo vetëm me ekipin e tij por edhe me përfaqësues të sipërmarrjes së ekonomisë së Bavarisë me dëshirëm për të hapur këtu në Shqipëri një zyrë të tyrje.

Gjithashtu, kryeministri u shpreh se pika e dytë dhe jo më pak e rëndësishmja për të cilën floën ishte ideja për hapjen e një shtepie të kulturës së Bavarisë në Tiranë, ide e cila u përqafua nga kryeministri.

Gjatë takimit ata biseduan lidhur edhe me mbështetjen për të rinjtë, ku kryeministri theksoi se shumë mundësi do vijnë për të rinjtë të cilët duan të shkojnë në Bavari por edhe ata që dëshirojnë që të kthejnë në Shqipëri.

Në fund të fjalës së tij kryeministri citoi dhe një fjalë mbështetëse që Soder i tha, ku ky i fundit theksoi dhe njëherë mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë.

“Më tha se Bavaria porta e Ballkanit Perëndimot në republikën federale të Gjermanisë”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Unë jam shumë i kënaqur që na viziton kryeministri aktual i shtetit të lirë të Bavarisë, një nga figurat më të rëndësishen të politikës së sotme gjermane por ajo që është e rëndësishme është se një nga njerëzit më të interesuar që kam takaur në Gjermani për zhvillimet në Ballkan dhe afrimin e Ballkanit në BE dhe për të ushqyer një traditë të mirë të nisur me Shqipërinë.

Duhet të vinte më parë po pastaj ndodhi pandemia dhe pas pandemisë kryeministri më ftoi mua në Bavari në një vizitë realisht shumë special dhe më premtoi se do të vinte shumë shpejt në Shqipëri, Dhe ja ku jemi sot këtu me mirënjohje për të gjithë mbështetjen që kemi pasur po r edhe me një diskuti m shumë kontruktiv se ccfarë mund të bëjmë së bashku. Marrëveshja që sapo kemi firmosur i hap rrugë gjerave që mund dhe do të bëjmë së bashku. Bavaria është sot një ship edhe për një komuntet të rëndësishëm shqiptarë janë rreth 10 mijë shqiptarë në shtetin e lirë të Bavarisë të cilët janë kontributor në ekonominë e vendit, studiojnë. Nga ana tjetër Bavaria është një pikë referimi e vazhdueshme për të gjithë por edhe për Shqipërinë si një vend i zhvillaur që nu kresht së kërkuari të renë dhe transformimet.

E para kryeministri ka ardhur këtu së bashku, jo vetëm me pjesën e qeverisë por edhe me përfaqësues të sipërmarrjes së ekonomisë së Bavarisë dhe me dëshirën dhe vendimin ëpr të hapur nëj zyrë të Bavarisë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë. Një zyrë e cila do ti shërbejë thithjes së më shumë investimeve nga Bavaria.

E dyta folëm me kryeministrin për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë. Një ide që ai e pëlqeu shumë dhe besoj se do e realizojmë së bashku.

Së treti folëm për të mbështetur më shumë të rinjtë, të rinjtë që duan të shkojnë në Bavari por edhe të rinjtë që duan të kthehen në Shqipëri.