Po mbahet aktualisht një protestë përpara kryeministrisë për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.
Protestuesit kërkojnë që Dritan Goxhaj të lirohet nga burgu, pasi akuzat ndaj tij janë të pabaza.
Ish-luftëtari i UÇK-së në Luftën e Kosovës u arrestua për llogari të Gjykatës Speciale së Kosovës me seli në Hagë.
Protestuesit pretendojnë se Goxhaj ka kryer detyrën ndaj atdheut në luftë dhe se arrestimi i tij është me implikim nga Beogradi.