Prrenjasi është një ndër qytete më të varfër të Shqipërisë si pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës se investimeve që çojnë në zhvillim.
Të harruar prej dekadash thonë se ndjehen banorët e këtij qyteti për kandidatëte Bindjes Demokratike të cilët kanë zhvilluar një tur takimesh në këtë qytet. Sipas banorëve është fat për ta që kanë mundësinë më në fund të votojnë për një djalë të ri nga zona e tyre siç është Roland Coga.

Gjatë takimit të zhvilluar mes kandidatit Erion Murataj dhe Roland Coga me banorët e Prrenjas ata vlerësuan faktin se për herë të parë partia Bindja Demokratike iu ka ofruar kandidatë që janë të zonës së tyre. Shumë prej tyre thonë se këtë vit kishin vendosur të mos votonin.

Njëra nga zonjat e qytetit shprehet: “Këtë vit kisha vendosur të mos votoja fare! E për çfarë të votoj? U bën vite që votoj po këta emra që kanë sjellë partite e tjera dhe asnjë gjë nuk bën nga ato që premtuan. Ne jetojmë në një fshat të Prrenjasit dhe kemi nevojë për rrugë por si gjithmonë premtimet nuk u mbajtën. Fëmijët e mi mbaruan shkollën e ikën jashtë shtetit.Djalin e vogël e futa kurs për berber se nuk kam lekë ta coj në universitet, po as ai nuk do të rrij ketu, do të iki ne Gjermani. Këtë vit po të mos shihja emrin e Rolandit nuk do votoja. Pash emrin e këtij djalit të ri që është nga Prrenjasi dhe i besoj se duke qenë prej këtu do punojë për ne, për qytetin dhe njerëzit këtu “.

Edhe më pesimiste duket situata tek tregtarët që thonë për kandidatët Megi Rrasa dhe Erjon Gega se sot janë në limitet e mbijetesës. Shumë prej bizneseve janë mbyllur e njerzit janë larguar ndaj shitja e një produkti mbetet sfidë çdo ditë. Bindja Demokratike kandidon me dy emra të rinj në Prrenjas, Erion Murataj dhe Roland Coga.