Fushata e Partisë Socialiste ka nisur në këto momente në sheshin Skënderbej, ndërsa në skenë ka dalë Vikena Kamenica, e cila ka kënduar himnin kombëtar. Duket se në këtë nisje të fushatës do të ketë një përplasje mes forcave politike, për shkak se PD ka pasur një spostim të orarit, që tashmë përkon me orarin që kishin parashikuar socialistët.
Rama ka zgjedhur që të mos ketë në shesh asnjë qytetar, por vetëm kandidatët për deputetë, ndërkohë që demokratët kanë mbledhur qindra qytetarë, që kanë parkuar dhe makinat e tyre në shesh.
Policia nuk ka ndërhyrë në asnjë nga tubimet, dhe ka masa shtesë vetëm për sigurimin e institucioneve.
(E.K/Faxweb.al)