Në punimet e seancës së fundit plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është vendosur në rend dite votimi i ish- zëdhënëses së Partisë Socialiste Armela Krasniqi në krye të AMA-s. Një vendim që duket se nuk ka marrë miratimin e ndërkombëtarëve, pasi pas kërkesës së Delegacionit të BE-së për të shtyrë votimin në shtator, edhe OSBE/ODHIR  dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë në Tiranë kanë kërkuar nga aktorët vendimarrës për një proces të rregullt dhe gjithëpërfshirës.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Republikës, ka theksuar se proceduarat për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s janë kryer konform ligjit dhe ditën e sotme parlamenti do të votojë kren e ri të këtij institucioni, duke treguar në këtë mënyrë  mostërheqjen e mazhorancës pavarësisht presionit të fortë ndërkombëtar .

“Ne kemi miratuar një rezolutë për AMA-në para pak ditësh. Procesi për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni është zhvilluar prej shumë javësh sipas të gjithave procedurave parlamentare. Dhe po e njëjta procedurë parlamentare e detyron Kuvendin vendimin e Komisionit ta shqyrtojë sot dhe ta votojë. Në Këtë këndvështrim, unë nuk shoh se pse qenka  më i rëndësishëm votimi i kreut të AMA-s, se sa votimi tjetër që kemi për institucionet e vetingut, të cilat imponojnë një votim të cilësuar. Nuk gjej dot fjalët për ju deputetë të opozitës parlamentare të cilët keni shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për çuarje përpara të reformës në drejtësi”, tha Balla.

fax