Vetëvrasja e DJ suedez, Avicii më 20 prill 2018 shkaktoi dhimbje tek fansat, familjarë dhe miq të tij.
Ai vendosi ti japë fund jetës pas betejës me shëndetin mendor dhe problemet me abuzimet me substancat narkotike.
Para se të merrte vendimin për tu vetëvrarë, Avicii kishte shkruar në ditar fjalët e tij të fundit që do publikohen në librin “Tim – The Official Biography of Avicii”.
Libri do të publikohet më 18 janar dhe do të detajojë shëndetin mendor të kantautorit të “Levels” dhe problemet e abuzimit me substancat.
Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, vdiq në Muscat, Oman, në moshën 28 vjeçare. Ai përdori një shishe qelqi për të kryer vetëvrasje.
Në ditar flet për periudhën e qëndrimit në spital për tu reh janë nga rehabilitimi i tij dhe qëndrimet në spital për abuzim me drogën dhe alkoolin.
“E kisha të vështirë ta pranoja se s’do pija më kurrë. Megjithëse të gjithë mjekët më sugjeruan që të prisja të paktën një vit për të pirë një gotë birrë”, shkroi ai në ditar.
Më pas vazhdon: “Sigurisht, nuk dëgjova mjekët. Por një çift që më tha se do ishte mirë nëse do isha i kujdesshëm. Isha injorant dhe naiv, vazhdoja të bëja turne në të gjithë botën, turne pafund. Sepse nëse futeni njëherë në rreth, merreni vetë me mend se çfarë?! Ju filloni përsëri nga e para. Ato ditë në spital ishin ditët më pa ankth dhe pa stres që mund t’i kujtoj përgjatë gjashtë viteve të fundit, ato ishin pushimet e mia të vërteta, sado dëshpëruese që mund të duken.”
Avicii qëndroi për disa kohë në qendrën e rehabilitimit Ibiza Calm në vitin 2015. Ndërsa ishte atje, ai shkroi për dhimbjen e tij.
“Oh, dhimbje. Pse kam dhimbje tani? Ndjenjë e pakëndshme! Tim Bergling i së ardhmes përballet me dhimbjen. Tim-i i së ardhmes do përballet me dhimbjen më mirë sesa Tim-i i tanishëm, sepse tashmë ka shumë dhimbje e më urgjente për t’u trajtuar.”
Ai filloi të përdorte teknikat e mjekimit që shiheshin si Maharishi Mahesh Yogi.
Muzikanti i “Wake Me Up” do të meditonte për orë të tëra në një kohë, pavarësisht se koha e rekomanduar ishte vetëm 20 minuta në ditë.
“Ndjehem sikur jam në një mënyrë të re të paracaktuar të qenies, e cila është shumë e re dhe paksa e frikshme. Më dukej sikur frika e dy ditëve të fundit më shkatërroi, por mbaj mend këshillën që duhet të fokusohem tek vetja ime.”
Vetëm një ditë para vdekjes së tij, një i njohur Avicii ishte takuar me DJ në Oman. Ai kontaktoi me babanë e tij pasi u shqetësua për gjendjen mendore të 28-vjeçarit, si edhe për faktin se nuk hante dhe as fliste.
Më vonë telefonoi babain e Aviciit për ta informuar për vetëvrasjen e djalit të tij.
“Derdhja e shpirtit është lidhja e fundit, përpara se të rifillojë!” ishin fjalët e fundit të Avicii në ditar.