Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili:

Në vijim të ngjarjeve të ndodhura dje ku u arrestua një ish ministër për aferën e incirenatorëve, jemi këtu për të ndarë të vërteta të pakundërshtueshme. Jemi këtu për të pyetur: Përse kaq vonë, kush ia mbajti dorën SPAK-ut ndërkohë që dosjet me të gjitha detajet ndodheshin në zyrat e tyre pothuajse për gati një vit.

Pse SPAK-u heshti përballë një grup të vërtetë criminal, banda e incirenatorëve me disa nivele me në krye Edi Ramën në nivel të parë dhe në nivel të tretë me kryetarët e bashkive dhe të koorporatave të tjera.

Ky grup I strukturuar më së miri nuk u prek për muaj dhe muaj të tërë. U dhanë mundësi për t’u larguar nga vendi dhe të fshihnin miliona të vjedhura. Pse grupi i struktuar nga SPAK u la të vepronte dhe të garonte në mandate deputetësh. A kishte nevojë të hetonte gjerë e gjatë sesi një deputet që ndodhet në sallë të parlamentit I jep nga 10 milionë lekë në muaj babait të tij? Sot jemi para një fakti tjetër tepër të rëndë që një bisht periferik u arrestua. Të gjithë anëtarët e grupit të tjerë kriminalë.