Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm bashkë me shoferin e tij.Mësohet se pas një konflikti me shtetasin Ergest Xhelili, ky i fundit e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur. Autori i ngjarjes është ndaluar nga policia dhe është bërë shoqërimi i tij. Ky rast shënon një tjetër ngjarje të rëndë në një qark që si drejtues politik ka Taulant Ballën emri i të cilit është përfshirë edhe në vrasjen e bujshme të ndodhur në Elbasan më 21 prill 2021, atë të Pjerin Xhuvanit.Kujtojmë që Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë nga një përplasje ne grupin e mbrojtjes së votës të PD pasi këta të fundit e kishin pikasur duke blerë vota për partinë socialiste që drejtohej nga Taulant Balla. Akuzat ishin të shumta ndaj ish drejtuesit politik të PS i cili jo pak herë u akuzua si faktori kryesor në vrasjen e pjerin xhuvanit. Kujtojmë që në dëshminë e dhënë dy ditë më parë Arbër Paplekaj akuzon se dosja e tij është manipuluar dhe lë indicie për të kuptuar se shërri që përfundoi më vrasje u iniciua nga grupi i PS. E teksa jemi në kohë parazgjedhore një tjetër përfaqësues politik goditet në qarkun që drejton Taulant Balla ndaj natyrshëm lind pyetja Si është e mundur që kudo ku shkon Balla ka të lënduar në mos viktima politike? Është kjo koincidencë ? Aktualisht Kokoneshi dhe shoferi i tij ndodhen për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes duke luftuar për jetën e duke shpresuar të mos jenë viktima e rradhës e politikës.