Një incident ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e linjës së Kasharit. Mësohet se dy persoan janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe janë ofenduar, duke përdorur fjalor të rëndomtë.

Bëhet me dije se sherri mes dy burrave ka lindur, pasi njëri prej tyre i ka thënë qytetarit tjerë “Pse shtyn”. Kjo ka bërë që edhe qytetari tjetër t’i kundëpërgjigjet me të shara dhe grushte, ndërkohë autobusi ishte plot me pasagjerë.

https://streamable.com/o/q4sdqo#?secret=OSUF2ogTcQ