Home SPORT “PSG, me apo pa yjet, nuk më intereson”, Ancelotti: Real Madrid ka...

“PSG, me apo pa yjet, nuk më intereson”, Ancelotti: Real Madrid ka fuqi për të përmbysur

28

Nesër Real Madrid ka një mision të vështirë në “Bernabeu”, ku do të kërkojë të përmbysë humbjen 1-0 në Paris në kuadër të Champions League. Trajneri Carlo Ancelotti është i bindur se skuadra e tij do ta shpagojë veten nesërme në kthimin me gjigantët francezë:

“Duhet të jemi të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe në presing, pastaj kontributi i tifozëve do të jetë i rëndësishëm. Në ndeshjen e parë vuajtëm presionin e tyre dhe nuk dhamë çfarë kishim përgatitur, nuk gjetëm mundësi. Mbrojtja e thellë na ndihmoi të mos pësonim gola, edhe pse në fund u ndëshkuam një herë.

Kjo ishte PSG-ja më e mirë, nesër do të shihni Realin më të mirë. Kemi punuar në aspektin fizik. Në Paris nuk luajtëm mirë, por nesër do të jemi krejt ndryshe, kemi besim. Benzema është mirë, është kthyer në nivelet para dëmtimit”.

Disa fjalë edhe për rrezikun që vjen nga Mbappe: “Ne kemi menduar se si të përballemi me Mbappe, Messi, Neymar dhe të gjithë lojtarët e PSG. Me dhe pa ta, duke pasur intensitet për 90 minuta dhe luajtur një lojë të plotë, inteligjente, pa u çmendur. Lëndimi i Kylian? Unë gjithmonë shpresoj që lojtarët të jenë mirë. Ai do të ketë mundësi të luajë dhe ne do të përgatitemi për ndeshjen duke menduar se ai do të jetë në fushë.

(BalkanWeb)