Lajmi i mirë është se ne tashmë mësuam se versionet e përmirësuara do të përfshijnë ndërrim të menjëhershëm të karaktereve, por lajmi i keq është se publikimi i tij, i cili ishte planifikuar për në datën 11 nëntor, është shtyrë për në muajin mars 2022.

Fillimisht Rockstar Games u shpreh se këto edicione do të përfshijnë “përmirësime teknike, upgrade vizuale dhe përmirësime në performancën e lojës”.

“Ndërkohë që ne jemi shumë të emocionuar të sjellim GTA: V në gjeneratën më të fundit të konsolave, ne do të na duhet më tepër kohë për ta perfeksionuar atë.” Tregoi Rockstar Games në një postim në blog në website-n zyrtar. “Ne mezi po presim që të shpërndajmë më tepër detaje mbi versionet e përmirësuara, duke përfshirë këtu dhe versionin e GTA Online që do të vijë në PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S në mars.”

Rockstar vazhdon të update-ojë GTA Online, duke përfshirë vjedhje të shkallës së lartë si në ishullin Cayo Perico dhe në Diamond Casino. Në update-in më të fundit, Los Santos Tuners, përfshihen makina të reja dhe përmbajtje racing.

Versioni i vetëm i GTA Online do të ofrohet falas në PlayStation 5 për 3 muajt e parë pas lançimit. Kjo nuk kërkon GTA5 për t’u luajtur.