Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në Gramsh, ku një minibus me pasagjerë ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në greminë, e për pasojë ka mbetur i vdekur një 30-vjeçar dhe janë plagosur 9 të tjerë.

Sipas burimeve për ‘Fax News’ mësohet se ka qenë një problem shëndetësor, që ka bërë që shoferi të humbasë ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit e për pasojë të bjerë në përrua, duke shkaktuar tragjedinë.

Si pasojë e aksidentit, pati edhe të plagosur mes pasagjerëve, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gramshit, por më pas një pjesë e tyre janë nisur në Spitalin e Elbasanit, për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme për ta në Gramsh.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autobusi në momentin e aksidentit ka qenë i tejmbushur me pasagjerë, të cilët kanë qenë udhëtarë të rastësishëm dhe jo turistë.