Partia Demokratike, sic duket po vepron me dy standarte duke parë lëvizjet më të fundit të cilat nxjerrin zbuluar mesazhet e kreut të grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj drejt deputetëve demorkatë përsa i përket “Eurobondit” që qeveria ka planifikuar të marrë për të menaxhuar krizën.

Në deklaratat publike, PD është shprehur kategorikisht kundër ndërsa në mesazhin e siguruar që Rushaj ka dërguar në rrjetin social “ëhatsApp” të deputetëve, duket krej e kundërta. Rushaj ka kërkuar që të votohet borxhi prej 700 milionë dollarësh, duke bashkuar kështu votat me partinë Socialiste.

Ndërsa pas 10 minutash, Rushaj siç duket ka ndryshuar mendje apo më saktë ka bërë një lloj saktësimi duke kërkuar që të abstenohej lidhur me këtë çështje. Kjo ishte ajo që ndodhi në seancën parlamentare gjatë votimit të eurobondit.

Në seancën parlamentare të të enjtes, u votua me 78 vota pro të PS dhe PSD-së. Kanë abstenuar 36 deputetë, që janë nga radhët e PD-së. Nga ulëset e demokratëve janë bërë dhe kanë 4 kundër, që i përkasin Gazmend Bardhit, Agron Gjekmarkajt, Bujar Leskajt dhe Jorida Tabakut.

Vetëm nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Korina Koti, ka bashkuar votën e saj për borxhin 700 milionë eurosh.