Home SHOWBIZ Publikohen pamjet! Policia ‘mësyn’ në lokalin e Noizyt, ja çfarë ndodhi

Publikohen pamjet! Policia ‘mësyn’ në lokalin e Noizyt, ja çfarë ndodhi

19

Zbardhen detaje nga operacioni i policisë në Durrës. Reperi Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, është gjobitur nga policia pasi lokali në pronësi të tij, ushtronte muzikë pas orarit të lejuar nga qeveria.

Indrit Deti dhe Rigels Rajku janë dy personat të cilët u ndëshkuan me masën administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve, uniformat blu, kanë konstatuar 2 subjekte që mbanin muzikën ndezur përtej orës së lejuar. Njëra i përkon lokalit të reperit Rigel Rojku, i njohur ndryshe si Noizy. Ndërsa personi tjetër i proceduar është Indrit Deti, administrator i një pallati.