Që nga momenti që Samsung vendosi të mos publikonte një version të update-uar të linjës Note në 2021, janë ngritur spekulimet se kësaj linje po i vjen fundi. Me sa duket produkti që do të zëvëndësojë serinë Note do të jetë pikëriksht Galaxy S22 Ultra, që do të vijë me një kamera selfie hole punch, formë katrore dhe suport për S Pen, i cili kësaj here besohet se do të jetë i integruar në trupin e pajisjes.

Në pjesën e pasme të smartphone-it gjërat bëhen dhe më tepër interesante. Galaxy S22 Ultra duket se ruaj ishullin e kamerës me të njejtët përbërës, të organizuar në formën P. Versionet e mëparshme Ultra përfshijnë një sensor të gjerë 108MP, dy sensorë telephoto 10MP dhe një sensor ultra-wide 12MP, mirëpo është ende jo e ditur nëse do të jenë pikërisht të njejtët sensorë që do të përdoren në S22 Ultra.

OnLeaks është një leaker i besueshëm pasi shumica e lajmeve që vijnë nga ai kanë rezultuar të vërteta. Ky dizajn i Samsung duket sikur dëshiron të largohet nga ishujt e mëdhenj të kamerave, ndryshe nga iPhone dhe Pixel, të cilët këtë vit publikuan smartphone me ishuj të zmadhuar në krahasim me gjeneratat e mëparshme.