Sikundër mund ta merrni me mend TikTok ka marrë fronin e aplikacioneve më të përdorura të vitit. Ai renditet si platforma më e preferuar në botë sipas “Clouflare”. TikTok ka kaluar Google dhe Facebook si platforma më e përdorur tashmë nga njerëzit.Përgjatë vitit 2021, ai ka dominuar sidomos në muajt shkurt, mars dhe gusht. Në vitin e kaluar, Google u rendit i pari në listën e aplikacioneve më të popullarizuara. Shkaku kryesor i përhapjes së përdorimit të TikTokut konsiderohet pandemia e COVID-it për shkak se shumë njerëz u detyruan të qëndrojnë për një kohë të gjatë të mbyllur në shtëpi.