Jeta dhe kujdestaria e Britney Spears tanimë do të vijë si një dokumentar nga “Netflix”.

Ashtu siç u njoftua, “Netflix” ka publikuar së fundmi trailerin e plotë, si dhe posterin ku Britney shfaqej me duart e saj të lidhura rreth qafës, një mënyrë kjo për të treguar pamundësinë e saj për të marrë frymë lirisht dhe për të vendosur vetë.

“S’ka më sekrete, s’ka më heshtje”, shkruhet krahas posterit të artistes.

Mësohet se Netflix ka bërë të pamundurën që i gjithë dokumentari të bazohet vetëm tek deklaratat e këngëtares.

Kujtojmë se artistja ka shpallur para disa ditësh fejesën me të dashurin e saj me një postim të mrekullueshëm ku shfaq një unazë diamanti.

“Nuk mund ta besoj’, shkroi Spears.

Çifti janë njohur për herë të parë bashkë në xhirimet e këngës “Slumber Party” në 2016-tën dhe lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e kohës pavarësisht ulje-ngritjeve për shkak të kujdestarisë e marrëdhënies së ashpër të babait me Britney.

Sam Asghari ka mbështetur shpeshherë publikisht këngëtaren gjatë vitit të shkuar, pasi New York Times publikoi dokumentrain “Framing Britney Spears”, i cili fliste për marrëdhënien e artistes me të atin, që ka qenë kujdestar i saj që nga vitit 2008.

“Është e rëndësishme për njerëzit që ta kuptojnë se unë kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë lidhjen tonë dhe që na vendos pengesa në rrugën tonë. Sipas mendimit tim, Jamie është një t**p i vërtetë. Nuk dua të shkoj në detaje, sepse e kam respektuar gjithmonë privatësinë tonë, por në të njëjtën kohë unë nuk erdha në këtë vend për të mos shprehur mendimin dhe lirinë time”, u shpreh Asghari asokohe.