Sipas WABetaInfo, versioni 2.21.190.11 i WhatsApp do të ofrojë këtë shërbim të ri i cili do t’ju lejojë të gjeneroni një ikonë duke zgjedhur ngjyrën në sfond dhe një emoji ose sticker. Nëse ju po përdorni aktualisht versionin beta të WhatsApp, mjafton të ndiqni këto hapa për të aksesuar këtë shërbim:

Hapni Group Info dhe klikoni në ikonën e kameras për të ndryshuar foton e grupit
Nëse shikoni një opsion të ri të quajtur “Emoji and Stickers”, atëherë ju mund ta përdorni këtë shërbim.

Nëse ky opsion nuk është shfaqur ende në adresën tuaj, kjo tregon se WhatsApp po e teston aktualisht në vetëm disa pajisje dhe do të duhet më shumë kohë që ajo të shfaqet para të gjithë përdoruesve beta. Më pas në të ardhmen shërbimi do t’i ofrohet të gjithë përdoruesve të iOS.