Dy vatra zjarri aktive në sipërfaqet pyjore të Pukës. Zjarret aktive në pyjet pranë fshatit Kishagji dhe në pyjet e Buzhalës.
Zjarri pranë fshatit Kishagji u shkaktua nga shkarkimet atmosferike gjatë mbrëmjes së kaluar, në Buzhalë nuk dihen shkaqet ende.
Bëhet me dije se zjarri në Kishagji të Pukës rrezikon fshatin dhe ish magazinat e rezervave të shtetit dhe aktualisht është vënë nën kontroll.
Në Buzhalë vijon puna për shuarjen e flakëve në pyje dhe nuk ka rrezik për banesat
Të angazhuar në shuarjen e flakëve shërbimi zjarrfikës, ai pyjor dhe punonjësit e shërbimeve të bashkisë.
