Punëtoret kërkojnë pagat/ 70 punonjëset e fasonerisë në Fier dalin në protestë.

70 gra punonjëse të një fasonerie në Fier, janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e kësaj të hëne pasi prej më shume se dy muajsh, nuk kanë marrë pagat.

Ato kanë ngritur shqetësimin se prej gushtit të vitit të kaluar kanë pasur vonesa të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare.

Ndërkohë, punonjeset pohojnë se pas protestës se tyre askush nuk i ka kontaktuar teksa shprehen të vendosura për t’i shkuar deri në fund kauzës së tyre.