Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë.
Një punëtor, teksa po punonte në katin e nëntë të një pallati, ka rënë nga lartësia, duke humbur jetën në vend.
Ende nuk dihet identiteti i tij.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së punëtorit.