Punonjësit e incineratorit të Elbasanit kanë dalë në protestë për të dytën ditë me radhë për pagat e prapambetura.Shumë punonjës të sektorit të riciklimit thonë se po vuajnë për bukën e gojës, pasi vijnë nga familje me probleme të thella ekonomike dhe prej dy muajsh nuk kanë marrë pagë.
Ata thotë se administratori i firmës u tha dje të ndërprisnin protestën sot do t’u kalonte pagën por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Punëtorët kanë bllokuar edhe hyrjen për në incinerator. Ata thonë se nuk do të lejojnë makinat që sjellin mbetjet të futen brenda. Zhvillimi vjen në një kohë kur çdo ditë po zbulohen shpenzimet e luksit të pronarëve dhe përfituesve abuzive.
Punonjësit kanë paralajmëruar vijimin e protestave nëse pagesat nuk kryhen.Për aferën e cilësuar korruptive të këtij incineratori, SPAK ka arrestuar ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka ndërsa ka shpallur në kërkim biznesmenët Stela Gugallja e Klodian Zoto.