Taksistët e Elbasanit kanë protestuar sot për disa probleme që ata janë duke u përballur sidomos ditëveve të fundit. Rritja e çmimit të karburantit ka bërë që ata të hasin në vështirësi në punën e tyre.

Thonë se rritja e çmimit do të ndikojë edhe tek fatura e pasagjerëve që nga ana tjetër gjithnjë e më pak po zgjedhin që të udhëtojnë më këto mjete të transportit public për shkak të çmimit do të ndikojë edhe tek fatura e pasagjerëve që nga ana tjetër gjithnjë e më pak po zgjedhin që të udhëtojnë më këto mjete të transportit public për shkak të çmimit të papërballueshëm për xhepat e tyre.

Një tjetër shqetësim që ata kanë lidhet me faktin se jashtë bashkisë së Elbasanit ata janë të detyruar të kthehen pa pasagjerë , me mjetin bosh. Sipas tyre kjo nuk është e drejtë pasi I penalizon jo vetëm ata por edhe qytetarët që udhetojnë drejtë Tiranës.

Taksistët paralajmëruan se në rast se bashkia e Elbasanit nuk do të marrë masa për të hequr urdhërin për dalimin e kthimit me pasagjerë në Elbasan ata do të vijojnë të protestojnë ndërkohë që kërkuan që të verifikohen dhe të ndalohen taksistët e paligjshëm ./Egnatia news