Policia spanjolle po heton vdekjet e dy turistëve që ranë nga ballkoni i një hoteli në Ibiza. Deri më tani dyshohet si një vrasje-vetëvrasje e mundshme.

Hetuesit thanë se ata nuk kanë arritur në një vendim përfundimtar por konfirmuan se provat e deritanishme tregojnë se burri e shtyu partneren e tij nga ballkoni i katit të katërt dhe më pas u hodh vetë.

Dy viktimat janë një maroken 26 vjeç dhe një e re spanjolle-italiane e cila nuk është më shumë se 22 vjeç. Deri më tani nuk janë publikuar emrat.

Dy të dashuruarit po qëndronin në hotelin me katër yje Torre del Mar në Platja d’en Bossa, një vendpushim i preferuar për pushuesit britanikë, shkruan Daily Mail.