Një 26-vjeçar në Tiranë ka denoncuar se është dhunuar pak pas mesnate nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Gramoz Pashko”.

“Më datë 04.06.2021, shtetasi R. F., 26 vjeç, kallëzon se në orën 00:30, në rrugën “Gramoz Pashko”, e kanë goditur me grusht” njoftoi policia.

I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë punohet për saktësimin e gjeneraliteteve të autorit, kapjen dhe shoqerimin e tij.

ora tv