Të ardhurat ekonomike nuk iu mjaftojnë
Me rritjen e temperaturave dhe qytetarët e qytetit të elbasanit kanë filluar të mendojnë për pushimet e tyre .
Pavarësisht dëshirave të tyre pamundësia ekonomike mbetet një nga arsyet të cilat i pengojnë ata që të zgjedin një destinacion për të kaluar disa ditë pushime.
Të ardhurat e tyre nuk janë të mjaftueshme dhe qytetarët shprehen se vit pas viti të ardhurat nuk i mjaftojnë për një jetesë normale dhe se pushimet mbeten nje “lluks” per ta .
Të tjerë shprehen se e vetmja mënyrë për të mundësuar pushimet e tyre është vetëm me ndihmën e të afërmve të tjerë të cilët jetojnë jashtë vendit tonë.
