Synohet promovimi i zonës

Zona e Godoleshit në Elbasan njihet për kultivimin e qershisë dhe cilësisë së parë të këtij produkti . Problemi që hasen cdo vit fermerët është sigurimi I tregut dhe problemet me infrastrukturën që vështirësojnë transportimin e mallit në treg dhe ardhjen e tregtarëve nga qytetet e tjera.

Shpesh detyrohen të transportojnë me kafshë.Për të promovuar produktet bio të zonës me inisiativën e komunitetit të banorëve vitet e fundit zhvillohet festa e “Qershisë dhe dashurisë”. Vetë banorët fermerë pohojnë se infrastruktura bëhej shkak që prodhimi tu mbetej stok, ndaj këtë vit vendosen vetë të ndërhyjnë duke ftuar dhe bizneset e zonës tu bashkohen. 

Aktivitetit nuk i munguan as përfaqësues të pushtetit lokal, të cilët përshkuan rrugën e ndërtuar nga vetë banorët. Ndërsa kryetari i njësisë administrative tregohen i rezervuar për këtë cështje,kryeplaku i fshatit pohon se rruga dhe uji probleme që vuajnë banorët nuk ka ngjyrim politik. 

Ky aktivitet bëri bashkë jo vetëm banorë të zonës, por dhe qytetar nga zonat përreth madje dhe të huaj. 

” Është hera e parë që ndodhem në Shqipëri. Unë udhëtoj shumë, kam 6-të vite që udhëtoj. E dashuroj vendin tuaj. Njerëzit janë shumë tërheqës. Madje këtu po ndjehem si në shtëpinë time. Më pëlqejnë produktet si rakia pasi është shumë, po shumë e fortë, por është e mrekullueshme”. 

Si një aktivitet i zhvilluar pas pandemisë u duk qartë se pavarësisht probemeve të shumta dhe harresës nga pushteti vendor dhe ai qendror, evenimente të tilla ishin të nevojshme.