Presidenti rus Vladimir Putin pritet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tumori në bark, sipas një burimi të Kremlinit të cituar nga një kanal rus në Telegram.
Ndërsa lufta e Putinit në Ukrainë vazhdon, mjekët e tij e kanë bërë të qartë se ai do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm për të hequr një tumor në bark .
Mediat e huaja shkruajnë që ndërkohë që Putin do të jetë nën kujdesin e mjekëve, presidenti rus do të duhet t’ia dorëzojë pushtetin liderit të linjës së ashpër të spiunazhit, Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev për vazhdimin e luftës.
Shëndeti i Putin ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, në një kohë kur po qarkullojnë zëra se ai vuan nga sëmundje të ndryshme: kancer, demencë e deri edhe Parkinson. Megjithatë, informacionet e reja tregojnë se 69-vjeçari Putin së shpejti do ti ushtrohet një operacioni për të hequr tumorin, shkruan Daily Mail.