Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Perëndimi është duke dëmtuar interesat e tij  dhe drejtpërdrejt është duke provokuar një krize globale me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë.

Duke vënë në dukje rritjen e ndjeshme të inflacionit, Putin tha në mbledhjen e qeverisë për çështjet ekonomike se çmimet e mallrave janë rritur me më shumë se 11% në Eurozonë.

Gjatë fjalës së tij që u transmetua në kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24, lideri rus paralajmëroi se vazhdimi i obsesionit me sanksione do të çojë në mënyrë të pashmangshme në pasojat më komplekse, gati të pakthyeshme për Bashkimin Evropian.

Putin tha gjithashtu se elitat e vendeve perëndimore janë fajtore për shkaktimin e efekteve të dëmshme për vendet më të varfra, duke sugjeruar se ata janë të gatshëm të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës në mënyrë që të ruajnë dominimin e tyre global.