Vladimir Putin dënon edhe një herë mbështetjen e administratës Biden për palën izraelite, duke deklaruar se “të gjitha këto veprime çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”, ndërsa ai shkoi edhe më tej duke lëshuar kërcënime.
“Aeroplanët tanë Mig-31 janë të armatosur me sisteme raketore Kinzhal dhe do të fillojnë patrullimin në Detin e Zi. Këto raketa kanë një rreze prej më shumë se 1000 kilometra”, tha Putin pasi SHBA dërgoi aeroplanmbajtëse të fuqishme në Mesdhe në mbështetje të Izraelit.
“Ky nuk është një kërcënim, por një përpjekje për të mbajtur kontrollin e situatës në Mesdhe”, shtoi presidenti rus.
Vihet re se luftanijet amerikane nuk synojnë të marrin pjesë në betejat në Gaza apo në operacionet e Izraelit.
Pak ditë më parë u bë e ditur se SHBA po dërgon një aeroplanmbajtëse të dytë dhe forcën e saj goditëse në Mesdheun lindor “për të parandaluar veprimet armiqësore kundër Izraelit” dhe “çdo përpjekje për të përhapur luftën pas sulmit nga Hamasi”.